VIDEO/ Belgjika kthehet në lojë, mposht Rumaninë pas disfatës befasuese në debutim

Belgjika është rikthyer në lojë për kualifikimin. Belgët u mposhtën në mënyrë befasuese nga Sllovakia në ndeshjen e parë, por sot nuk kanë lënë vend për surpriza. Skuadra e Belgjikës mposhti Rumaninë me rezultatin 2-0.

Tilemansi gjeti rrugën e rrjetës shumë shpejt, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e dytë. Shpresat e rumunëve për një barazim u shuan tërësisht nga De Brujni, i cili vulosi shifrat në 2-0 në minutën e 80. Tashmë gjendja në grupin E është ndërlikuar edhe në shumë, teksa të gjitha skuadrat gjendjen në kuotën e 3 pikëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres