Mbrëmë, PSG ka mposhtur Marsejën jashtë shtëpisë me rezultat 2-0 në derbin e javës së 27-të të Ligës 1 franceze dhe në qendër të vëmendjes ka qenë sërish Kylian Mbappe, i cili është zemëruar dhe i zhgënjyer që Luis Enrique e ka nxjerrë jashtë loje.
Kur pa numrin e tij në tabelën e ndërrimit, fytyra e Mbappes tregonte se sa i zhgënjyer dhe i zemëruar ishte për shkak të vendimit të trajnerit dhe dukej qartë se nuk donte të largohej nga loja. Madje në ato moment, mediat zbuluan se Mbappe e ka ofenduar trajnerin duke i thënë bir kur..
Enrique reagoi menjëherë pas ndeshjes duke treguar se ai është shefi në ekip. “Ne flasim për të njëjtën temë javë pas jave. Jam lodhur më shumë nga kjo. Unë jam trajneri këtu dhe marr vendime dhe kështu do të jetë deri në ditën time të fundit në PSG. Unë gjithmonë përpiqem të gjej zgjidhjet më të mira për PSG-në. Ndoshta ndonjëherë nuk kam të drejtë, por këto janë vendimet e mia”, tha qartë Enrique. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Did Mbappe call Luis Enrique “Fils de pute” after getting subbed??pic.twitter.com/MEmL7Cv79W
— Galaxy Sports (@GalaxySports001) April 1, 2024