Rei Manaj është rikthyer te Sivaspori pas përvojës në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sulmuesi shqiptar ka treguar në ndeshjen e sotme se nuk e ka harruar zakonin e tij të të shënuarit gola. Lojtari nga Lushnja ka tundur rrjetën dy herë në barazimin 3-3 kundër Vansporit.
Manaj shënoi fillimisht në minutën e 28 të takimit, ndërsa vetëm 4 minuta më vonë realizoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit. Pavarësisht distancës së largët, futbollisti i Sivasporit arriti ta ndalte topin në rrjetë, duke shënuar një gol të mrekullueshëm./Sport Ekspres/