VIDEO/ Deçiçi do të luajë gjithçka për gjithçka në shtëpi, largohet me humbje minimale nga Finlanda

Deçiçi është larguar me humbje minimale 1-0 nga Finlanda. Skuadra shqiptare e Malit të Zi u mposht nga një gol i shënuar në minutën e 49 nga Erwin-i. Ky rezultat i ngushtë e lë ende të hapur çështjen e kualifikimit për në “play off” të Conference League-s.

Deçiçi do të luajë gjithçka për gjithçka në shtëpi, kur do të presë Helsinkin javën e ardhshme. Kampionët e Malit të Zi janë pranë arritjes historike, teksa faza “play off” është shumë pranë tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/