VIDEO/ Dikur ishin dy yjet e Realit të Madridit, Ronaldo dhe Benzema takohen përzemërsisht por… si kundërshtarë

VIDEO/ Dikur ishin dy yjet e Realit të Madridit, Ronaldo dhe Benzema takohen përzemërsisht por… si kundërshtarë

Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzemaja ishin dy nga yjet e Realit të Madridit, që kanë në koleksionin e tyre trofe që çdo futbollist do të dëshironte t’i kishte. Tashmë të dy sulmuesit vijojnë karrierën e tyre në Arabinë Saudite, ku edhe janë ndeshur sot për herë të parë me njëri-tjetrin. Ronaldo dhe Benzema janë takuar sot si kundërshtarë në përballjen që po zhvillohet mes Al Ittihad-it dhe Al Nassr-it.

Kamerat kanë kapur në tunelin që të dërgon në fushën e blertë takimin mes dy ish-shokëve të skuadrës te Reali i Madridit. Të dy futbollistët janë takuar përzemërsisht me njëri-tjetrin, duke u përqafuar dhe duke shkëmbyer buzëqeshje dhe një bisedë të shkurtër përpara hyrjes në fushë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/