Kombëtarja e Ganës ka zhgënjyer edhe një herë tifozët e saj mbrëmjen e djeshme pasi barazoi ndaj Mozambikut 2-2 dhe tani nuk ka asnjë shans për të kaluar fazën e grupeve të Kupës së Kombeve të Afrikës. Rezultati dështues shkaktoi zemërimin e tifozëve, por askush në botë nuk mund ta besojë atë që bënë gazetarët nga Gana në zonën e miks pas ndeshjes.
Në vend që të kërkonin deklaratat e lojtarëve të tyre, gazetarët sulmuan verbalisht lojtarët ganez teksa po kalonin pranë tyre dhe pothuajse pati një përplasje fizike, që është vërtet sjellje e paprecedentë për botën e futbollit. /Sport Ekspres/
Les journalistes ghanéens étaient en colère contre les joueurs du Ghana suite à leur élimination quasiment assurée. ? #CAN2023
Il faudrait un nul entre la Gambie et le Cameroun et que le Maroc batte la Zambie pour une qualification des Black Stars. ???pic.twitter.com/BDJufGFg6b
— Instant Foot ?? (@lnstantFoot) January 23, 2024