VIDEO/ Ernest Muçi ngre Kupën e Turqisë, Beshiktashi triumfon në finale në minutat e fundit

Beshiktashi është shpallur kampion i Kupës së Turqisë. Bardhezinjtë kanë mposhtur Trabzonsporin me rezultatin 3-2 në finale. Një fitore që erdhi në minutat e fundit për klubin nga Stambolli. Pepe barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 89 dhe të gjithë prisnin që ndeshja të shkonte në shtesa.

Por në minutën e 94-t, ishte Mustrati ai që me një goditje nga distanca vulosi fatin e këtij takimi. Kupa shkoi në kështu në duart e Ernest Muçit dhe Milot Rashicës, të cilët e mbyllin sezonin me trofe në Turqi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/