VIDEO/ Ernest Muci tenton golin te Beshiktashi si e realizoi në derbin kundër Partizanit, merr përsipër goditjen e dënimit

Ernest Muci ka kërkuar që të riluajë në miqësoren e fundit të Beshiktashit, skenën e golit të shënuar në derbin Tirana-Partizani. Në një distancë të konsiderueshme nga goditja e dënimit, futbollisti shqiptar ka kërkuar që të realizojë.

Stili i goditjes ishte i njëjti dhe fuqia me shpejtësinë e topit që shkon drejt portës gjithashtu. Megjithatë ndryshe nga rasti i derbit, këtë herë goditja nuk kishte të njëjtin konkretizim dhe portieri i Sakarayaspor arriti që të pres topin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/