Atmosfera në radhët e Kombëtares është mjaft pozitive. Lojtarët janë grumbulluar që prej ditës së hënë dhe po përgatiten për ndeshjen kundër Moldavisë, e cila do të zhvillohet ditën e premte. Mbrëmja e sotme është kaluar me festë në kampin kuqezi.
Taulant Seferi festoon 27 vjetorin e tij të lindjes dhe lojtarët kanë darkuar së bashku për të festuar këtë datë të veçantë për sulmuesin shqiptar. Arbnor Muja ka shpërndarë në llogarinë e tij në “Instagram” çaste nga ditëlindja, ku shihet Seferi që falenderon shokët e skuadrës dhe më pas ia merr këngës për Gjermaninë./Halit Delibashi-Sport Eksres/