Manchester City dhe Fluminense u përballën sot në finalen e Kupës së Botës për klube. Skuadra e Guardiolës nuk e pati të vështirë të merrte fitoren. “Qytetarët“ triumfuan me shifrat 4-0 dhe shtuan në palmaresin e tyre trofeun e 5 në këtë vit kalendarik.
Por në këtë finale nuk mungoi as tensioni. Kylie Walker dhe Felipe Melo e mbyllën me sherr finalen e Kupës së Botës për klube. Kamerat kanë kapur momentin kur të dy lojtarët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin. Fatmirësisht e gjithë ngjarja ka ndodhur në një kohë të shkurtër dhe lojtarët e tjerë kanë ndërhyrë për të qetësuar gjakrat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Felipe Melo and Kyle Walker fight?#ManCity #ClubWorldCup2023
— Goalazo.9 (@Goalazo9) December 22, 2023