Gjeorgjia ka debutuar me humbje në pjesëmarrjen e saj të parë në një Kampionat Europian. Kombëtarja gjeorgjiane është mposhtur sot me shifrat 3-1 nga Turqia. Myldyri zhbllokoi rezultatin në minutën e 25 të takimit, por 7 minuta më vonë erdhi goli i barazimit. Mikautadzja i dha shpresë gjeorgjianëve me golin e tij, duke e mbyllur pjesën e parë në baraspeshë.
Megjithatë turqit reaguan në fraksionin e dytë të lojës. Arda Gyleri i dha sërish epërsinë skuadrës së tij në minutën e 65. Për të vulosur tërësisht historinë e këtij takimi mendoi Akturkogluja, që shkundi rrjetën në minutën e 97./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
GOOOOAAAAAALLLLL KEREM AKTURKOGLU POUR LE 3-1 C’EST TERMINÉ LA TURQUIE REMPORTE LE MATCH 3-1 ! ????????
AS BAYRAKLARI AS AS ????????
pic.twitter.com/XeR73paPO3— Joueurs Turcs?? (@JoueursTR) June 18, 2024