Lojtarët shqiptarë janë duke u bërë gati për sezonin e ri dhe disa lajme të mira po na vijnë nga legjionarët. Jasir Asani është rikthyer me gol te Gëangju, ndërsa Nedim Bajrami po mban formën e duhur në miqësore.
Pasi shënoi në javën e kaluar, këtë herë Bajrami ka dhënë një assist të bukur. Në ndeshjen që po luhen mes Sasuolos dhe Citadelës, mesfushori shqiptar shërbeu bukur në zonë Mulattierin që arriti të shënonte. /Sport Ekspres/