VIDEO/ Gol direkt nga goditja e këndit në Champions League, Pulisic është i transformuar te Milani

Pulisic duket thjeshtë i transformuar me fanellën e Milanit. Ky lojtar po kalon një super sezon me kuqezinjtë, teksa ka arritur të shënojë një tjetër gol. Këtë herë në Champions League dhe duke e shfrenuar të gjithë imagjinatën. Teksa rezultati ishte 0-0, në minutën e 32, Pulisic mori ekzekutimin e një goditje këndi. Besojeni ose jo, por ky futbollist arriti të realizojë prej andej me trajektoren e çuditshme të topit që shkoi në rrjetë. /Sport Ekspres/