VIDEO/ Goli numër 50 për vitin 2023! Ronaldo është shndërruar në një makineri goli në Arabi, Al Nassr-i kualifikohet në gjysmëfinale

VIDEO/ Goli numër 50 për vitin 2023! Ronaldo është shndërruar në një makineri goli në Arabi, Al Nassr-i kualifikohet në gjysmëfinale

Cristiano Ronaldo po shkëlqen me fanellën e Al Nassr-it këtë sezon. Portugezi është shndërruar në një makineri goli në Arabinë Saudite. Sot, 38-vjeçari ka shënuar golin numër 50 për vitin kalendarik 2023.

Al Nassr-i ka mposhtur Al Shababin me rezultatin 2-5, duke siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Ronaldo shënoi golin e 4-t të verdhebluve në minutën e 74-t të takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/