Egbo është përballur me të shkuarën e tij, Tiranën. Një ndeshje mjaft emocionuese ishte ajo mes Bylisit dhe bardhebluve, që përfundoi në barazimin 2-2. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Përgjonit në minutën e 18.
Ndërkohë në minutën e 83 të ndeshjes, ishte Akileu Ndreca që shënoi për Tiranën. Vetëm katër minuta më vonë, i njëjti futbollist do të shënonte edhe golin e dytë të takimit, që shënoi përmbysjen. Dhe kur pritej fundi, Ruci shënoi një kryevepër që do ta kishin zili shumë futbollistë të njohur me kthesën e menjëhershme. /Sport Ekspres/