Xavi Alonso i ka dhënë një fytyrë krejtësisht tjetër Bajer Leverkusenit këtë sezon. Trajneri spanjoll ka krijuar një makineri të përsosur, që sot ka “shtypur” lehtësisht edhe Bajernin e Mynihut. “Aspirinat” kanë fituar me shifrat 3-0, duke i shkuar gjithnjë e më pranë titullit kampion.
Jo vetëm një fitore bindëse në rezultat, por edhe një lojë fantastike. Një aksion mjafton për të kuptuar se në çfarë lloj niveli ka shkuar Leverkusen në Bundesligë. Pasimet e shumta dhe precize mes lojtarëve, që kuptohen sikur të kenë një jetë së bashku, kanë çoroditur lojtarët e Bayern. /Sport Ekspres/
Leverkusen tiki taka against Bayern Munchen
byu/Albaniafootball insoccer