E kemi parë shpesh që të festojë golat e shënuar në La Liga me Espanjolin, por këtë herë në portën e gabuar. Marash Kumbulla është kthyer në një lider dhe titullar të padiskutueshëm te kjo skuadër, që është disi e qetë sa i përket mbijetesës në La Liga.
Kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje nga fundi, diferenca me vendin që të rrëzon nga La Liga, Leganesin, është 5 pikë. Pra Espanjoli mund ta quajë veten të qetë, por do ta kishte mbyllur matematikisht llogarinë nëse do t’ia dilte me një rezultat pozitiv sot kundër Leganesit.
Këta të fundit po fitojnë në shifrat 3-1 ndaj Espanjolit, teksa në golin e fundit të realizuar nga Leganes, protagonist ishte Marash Kumbulla. Pas një mos marrëveshje të këtij të fundit me portierin në dalje, topi do të shkonte në rrjetë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/