Ndeshja Zvicër-Katar ka sjellë sot surprizën e parë të kësaj Kupe Bote. Përballja mes tyre ka përfunduar në barazim 1-1. Helvetët gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 17, atëherë kur Brel Emboloja shndërroi në gol një 11 metërsh.
Zvicra pati shanset e saj për të thelluar rezultatin, por në asnjë rast topi nuk u ndal në rrjetë. Në fund, kur të gjithë prisnin fitoren e helvetëve, ndodhi ajo që më pak pritej. Kuki ndëshkoi zviceranët në sekondat e fundit dhe vulosi shifrat në 1-1. Katari shkruan kështu historinë, duke marrë pikën e tij të parë në një Kupë Bote./Sport Ekspres/
GOALLLLLLLLLL
KHOUKHI THE CAPTAIN HAS SCORED THE EQULIZER AGAINST SWITZERLAND IN THE LAST MINUTEQATAR HAVE DONE IT pic.twitter.com/lSCAXjfPYD
— Luneru (@Lunerux07) June 13, 2026