VIDEO/ Kishte frikë mos e humbiste, kështu Lautaro Martinez i kaloi përgjegjësinë 2 herë Zielinskit

Interi barazoi në shifrat 4-4 ndaj Juventusit. Një ndeshje e çmendur, emocionuese dhe që prodhoi shumë spektakël. Zikaltërit shënuan dy herë nga pika e bardhë e penalltisë me anë të Zielinskit.

Por si përfundoi topi në duart e Zielinskit? Ishte vetë ky i fundit që tregoi historinë, me Lautaro Martinezin që kishte frikë nga marrja e përgjegjësisë dhe rreziku i humbjes së 11-metërshit.

Pasi Zielinski kishte goditur saktësisht penalltitë në stërvitje, Martinez mori topin në penalltinë e parë dhe e pyeti Zielienskin nëse mund ta merrte dot ai përsipër përgjegjësinë. Mesfushori pranoi dhe realizoi. Gjithashtu në penalltinë e dytë, e njëjta histori. Por këtë herë Zielinski mendoi se Martinez do ta godiste vetë 11 metërshin. Sulmuesi kishte pasiguri dhe i kërkoi Zielinskit që të godiste edhe nj?herë tjetër nga penalltia. /Sport Ekspres/