Albion Ademi është kthyer menjëherë në një lojtar protagonist te Tinjain Jinmen. Futbollisti shqiptar debutoi menjëherë me gol në këtë skuadër që ndodhet në elitën e futbollit në Kinë. Gjithashtu në ndeshjen e dytë të tij, do të jepte një asist në fitoren 0-4 ndaj Shenzhen.
Ndërkohë në ndeshjen e fundit që Tinjanin e humbi në shifrat 2-3 ndaj Chengdu, Ademi tregoi edhe njëherë aftësitë e tij. Teksa i kishte ikur kundërshtarit në driblim, ky i fundit ka kërkuar që ta mbajë Ademin nga fanella dhe më pas ka rënë në tokë. Por pasimi i shqiptarit nuk është shfrytëzuar nga shoku i ekipit dhe gjithë skena e ndodhur më herët është zhvlerësuar, pasi nuk u shndërrua në asist. Për këtë arsye Ademi i ka nxjerrë nervat me fushën duke filluar që ta grushtojë. /Sport Ekspres/