Një ndeshje që prodhoi shumë gola ishte ajo mes Austrisë dhe Norvegjisë. Një përballje direkte edhe mes dy sulmuesve të njohur në Europê, Arnautovic i Interit dhe Haland i Man City.
Arnautovic ka arritur ta fitojë këtë duel, thellë madje, Austria fitoi 5-1, ndërsa lojtari zikaltër shënoi dy gola, ndërsa Haland nuk e gjeti dot rrjetën. Goli i parë ishte një kryevepër teksa topi goditi traversën, më pas shkoi në rrjetë dhe nuk i la asnjë shans portierit për reagim. /Sport Ekspres/