VIDEO/ Liverpuli bind në ndeshjen e parë me trajnerin e ri, mposht ekipin që është në garë për të blerë Armando Brojën

Liverpuli e ka nisur me fitore Ligën Premier në këtë sezon. Të kuqtë kanë marrë tre pikët e para nën drejtimin e trajnerit të ri, Arne Slotit. Kundërshtari i parë në këtë sezon ishte ekipi që së fundmi është futur në garë për Armando Brojën, Ipsuiç Tauni, të cilin e mposhtën bindshëm me shifrat 0-2.

Të dy golat u shënuan në harkun kohor të 5 minutave. Fillimisht ishte Diogo Zhota ai që tundi rrjetën në minutën e 60, ndërsa në të 65-n Mohamed Salahu dyfishoi shifrat. Një dominim i pastër i të kuqve, teksa statistikat flasin të gjitha për ta. Ndeshja e radhës për Liverpulin do të luhet në “Enfild” përballë Brentfordit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/