Liverpuli ka marrë tre pikët e radhës në kampionat. Të kuqtë nuk kanë hequr dorë nga vendi i parë, të cilin vazhdojnë ta mbajnë edhe pas javës së 8 të Ligës Premier. Ekipi i drejtuar nga Arne Sloti ka mposhtur me shifrat 2-1 Çelsin.
Goli i parë i takimit u shënua nga 11 metrat. Mohamed Salah fitoi duelin me portierin e bluve të Londrës dhe i dha epërsinë skuadrës në minutën e 29 të ndeshjes. Çelsi u kundërpërgjigj me fillimin e pjesës së dytë, kur Xheksoni ktheu sërish baraspeshën. Por festa për ta zgjeti jo më shumë se dy minuta, pasi në minutën e 51-të Xhonsi fiksoi shifrat përfundimtare në 2-1. Liverpuli shkon në kuotën e 21 pikëve, një më tepër se Mançester Siti i vendit të dytë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Jones!!!!! pic.twitter.com/7umrxdDFTD
— Liverpool FC Online (@Liverpool) October 20, 2024