Një humbje e hidhur që nuk u kapërdi lehtë. E tillë ishte disfata në finale për Argjentinën. Lojtarët e Kombëtares amerikano-jugore e humbën toruan pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit.
Pak sekonda pas përfundimit të lojës, fusha u shndërrua në arenë dyluftinesh. Paredesi nuk i kontrolloi dot nervat e tij. duke u përplasur fizikisht me kundërshtarët. Fillmishit hodhi për tokë Erik Garsian, të cilin e kapi më pas prej fyti sapo u ngrit sërish në këmbë. E si për të mos u mjaftuar me kaq, Paredesi gjithashtu hodhi në tokë edhe Gavin. Një shpërthim emocional krejtësisht i panevojshëm që nuk i shkon aspak për shtat një finaleje të Kupës së Botës./Sport Ekspres/