Dinamo e Zagrebit ka fituar me shifrat 2-0 përballë Osijekut. Kryeqytetasit kanë shënuar nga një herë në secilën pjesë. Fillimisht ishte Suçiçi ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 22-të të ndeshjes.
Më pas ishte Ademi ai që vulosi fitoren e Dinamos së Zagrebit. Lojtari shqiptar shënoi me kokë nga një goditje nga këndi në minutën e 70. Me këtë fitore Dinamoja e Zagrebit ka shkuar në kuotën e 49 pikëve në vendin e 3-të në renditje, 5 pikë më pak nga kreu./Sport Ekspres/