VIDEO/ Luajti ndeshjen e fundit në Paris, tifozët e PSG-së nderojnë Mbapenë me një përcjellje madhështore

“Nga një fëmijë nga periferia e Parisit, ti u shndërrove një legjendë të PSG-së”, ky ishte mesazhi i përcjella nga ultrasit e PSG-së mbrëmjen e sotme. Kilian Mbapeja luajti ndeshjen e tij të fundit në “Parkun e Princave”, pasi pak ditë më parë zyrtarizoi largimin e tij nga klubi në fund të këtij sezoni. Pas 7 viteve në Paris, ylli francez dëshiron të nisë një aventurë të re në karrierën e tij.

Edhe pse të keqardhur për largimin e tij, tifozët nuk e harrojnë kontributin e çmuar që 25-vjeçari ka dhënë në këto vite. Ultrasit e PSG-së kanë nderuar yllin e tyre me një përcjellje madhështore. Gjatë kohës së nxehjes në sfidën kundër Tuluzës, tifozeria ka thirur në kor emrin e tij. Ultrasit e klubit parisien kishin përgatitur edhe një koreografi në nder të tij, duke shfaqur imazhin e Mbapesë në tribunën pas porte./Halit Delibashi-Sport Ekspres/