Lionel Mesi vazhdon të mahnisë tifozët me aftësitë që zotëron. Magjinë e tij nuk e shuajnë dot as vitet që mban mbi supe. Argjentinasi ka shënuar një gol spektakolar në Botërorin e Klubeve kundër Portos. Inter Majemi është duke udhëhequr ndaj portugezëve pikërisht falë golit të Lionel Mesit.
Ky i fundit mori përsipër gjuajtjen e një goditjeje dënimi në minutën e 54-t. E majta e tij e ndali topin në cepin e djathtë të portës, duke i dërguar shifrat në 2-1 në favor të Inter Majemit. Ndeshja është ende duke u luajtur dhe është e vlefshme për raundin e dytë të fazës së grupeve./Sport Ekspres/