VIDEO/ Mallkim! Manchester City gjen zëvendësuesin ideal të Rodrit, Nico dëmtohet që në debutim

Manchester City po vuan së tepërmi dëmtimin e Rodrit. Që pasi Topi i Artë u largua, ekipi i Guardiolës ka hyrë në krizë të madhe.

Por në merkaton e dimrit, anglezët kryen një super goditje në merkato, Nico Gonzalez. Lojtari i ardhur nga Porto i ka të gjitha cilësitë për të zëvendësuar Rodrin dhe këtë e tregoi në pak minuta kundër Leyton Orient.

Në këtë debutim, Nico luajti vetëm 22 minuta pasi pësoi një dëmtim dhe duhej të largohej. Frikë dhe panik te Manchester City, teksa po afron ndeshja me Realin dhe janë pa Rodrin dhe tani duket se kanë humbur dhe shpresën e zëvendësuesit të tij ideal. /Sport Ekspres/