VIDEO/ Mbrojtësi kundërshtar i jep asistin perfekt! Cristiano Ronaldo nuk ndalet së shënuari në Arabi, tund rrjetën për të 13-n herë

VIDEO/ Mbrojtësi kundërshtar i jep asistin perfekt! Cristiano Ronaldo nuk ndalet së shënuari në Arabi, tund rrjetën për të 13-n herë

Cristiano Ronaldo po përjeton një sezon fantastik në Arabinë Saudite. Sulmuesi i Al Nassr-it nuk po ndalet së shënuari, teksa mbrëmjen e sotme e ka dërguar topin në rrjetë për të 13-n herë në kampionat. Vedheblutë kanë mposhtur me rezultatin 1-3 Al Ëehda-në, ku protagonist ishte edhe ylli portugez.

5 herë fituesi i Topit të Artë gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 50 të takimit. Mbrojtësi kundërshtar kthen topin pas me kokë në zonë, i cili kthehet në një asist perfekt për Ronaldon. Ky i fundit e nuhat topin në zonë dhe më pas e ndali në rrjetë. Ky ishte goli i 13 në kampionat për portugezin, i cili numëron edhe 7 asiste me fanellën e Al Nassr-it. Shifra për t’u duartrokitur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/