VIDEO/ Me shiritin e kapitenit në krahë, Rrahmani shënon golin që mban shpresat e Napolit për Europën

Amir Rrahmani është graduar kapiten në përballjen e sotme kundër Fiorentinës. Një sfidë mjaft e rëndësishme, e cila do të jetë vendimtare se cili prej ekipeve do të presë biletën për në Ligën e Konferencës.

Mbrojtësi shqiptar kaloi Napolin në epërsi në minutën e 8 të takimit. Rrahmani shfrytëzoi një goditje nga këndi të napoletanëve për të dërguar topin me kokë në rrjetën kundërshtare. Një gol mjaft i rëndësishëm, që mban të hapura shpresat e të kaltërve për një vend në kompeticionet e UEFA-s sezonin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/