VIDEO/ Muçi hyn në fushë në minutën e 88 dhe shënon gol, Rashica jep dy asiste për Beshiktashin

Beshiktashi ka marrë një fitore 4-2 kundër Antaliasporit mbrëmjen e sotme. Protagonist kanë qenë edhe dy lojtarët shqiptarë që mbajnë veshur fanellën bardhezi. Milot Rashica dha asistin në golin e shënuar nga Çiro Imobile në minutën e 13 dhe për Rafa Silvën në minutën e 56 të ndeshjes.

Ndërkohë prozhektorët rreth vetes i rrëmbeu edhe Ernest Muçi. Sulmuesi shqiptar hyri në fushë në minutën e 88, por diti si t’i shfrytëzonte ato pak minuta që pati në dispozicon. Kur po kronometrohej minuta e 95 e takimit, Muçi i shpëtoi bukur mbrojtjes kundërshtare dhe sulmoi thellësinë. I gjetur më pas i vetëm me portierin, nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/