“Muri i verdhë” sot do t’i lërë vendin “murit të kuq” të tifozëve shqiptarë. Këta të fundit kanë filluar të mbushin stadiumin e Dortmundit përpara ndeshjes me kampionët në fuqi të Europianit, Italinë. Tifozët kuqezi kanë zënë nisur të zënë vendet e tyre nëpër tribuna dhe menjëherë kanë ndezur atmosferë.
Përkrahësit e Kombëtares ia kanë marrë këngës në “Signal Iduna Park”, që sot pritet të pushtohet nga ngjyrat e kuqe. Vlen të theksohet se plot 50 mijë tifozë do të jenë shqiptarë në përballjen e sotme Itali-Shqipëri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/