Përballja e sotme mes Sheffield United dhe Brighton-it ka prodhuar një nga ndërhyrjet më të ashpra të këtij sezoni. Holgate është hedhur me takat e ngritura në drejtim të Mitoma-s, duke i rrezikuar edhe karrierën këtij të fundit.
Këmba e Holgate-it ka goditur në pjesë në pjesën e gjurit japonezin, i cili u largua i dëmtuar nga fusha. Por fatmirësisht, Mitoma nuk pësoi një lëndim serioz. Ndërkohë, Holgate u largua me karton të kuq nga fusha pas rishikimit të pamjeve në monitorin e VAR-it. Kujtojmë se fillimisht arbitri e ndëshkoi vetëm një karton të verdhë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Mason Holgate with the worst challenge you’ll see this season…
The referee gave a yellow card for that in real time ? pic.twitter.com/gRxlH5vwyg
— EPL Bible (@EPLBible) February 18, 2024