VIDEO/ Një ulje e topit e mrekullueshme dhe humbi rastin para portierit, Myrto Uzuni “vuan” ambientimin në MLS 

Myrto Uzuni ka nisur një aventurë të re në MLS pas largimit nga Granada. Sulmuesi shqiptar po kërkon pak kohë për ambientimin sa i përket golave të shënuara pasi deri tani në 8 ndeshje me Austin ka realizuar vetëm njëherë. 

Megjithatë duhet të theksojmë se në ndeshjet e fundit trajneri ka vendosur që Uzuni të luajë në krahun e majtë, pak më larg portës dhe jo si sulmues kryesor. Në ndeshjen e fundit, Austin luajti ndaj Houston në transfertë, atje ku humbi në shifrat 2-0. 

Një ndeshje jo e mirë e shqiptarit që u vlerësua me notë të dobët, por në minutën e 40, Uzuni kishte një rast të artë. Shqiptari ka bërë një ulje topi fantastik duke shfaqur të gjitha aftësitë e tij ashtu si edhe në sulmimin e hapësirës, por i vetëm para portierit gabojë duke humbur shansin e artë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/