VIDEO/ Pamje spektakolare në Bosnje, mijëra tifozë mbushin rrugët dhe thërrasin në kor emrin e Xhekos

Bosnje Hercegovina ka shkruar historinë. Kombëtarja ballkanase ka siguruar për të parën herë pjesëmarrjen në një Kupë Bote. Boshnjakët kanë eleminuar një emër të madh si Italia. Një ngjarje e tillë padyshim që ka sjellë entuziasëm dhe emocione të forta te të gjithë qytetarët e Bosnjes.

Me mijëra tifozë kanë festuar në rrugët e Sarajevës pas përfundimit të finales së “play off”-it. Ata kanë nderuar dhe duartrokitur lojtarët e Kombëtares së tyre në shenjë respekti për suksesin historik që u arrit përballë Italisë. Sigurisht që nuk mund të mungonin koret për Edin Xhekon. Mijëra zëra kanë thirrur njëkohësisht emrin e kapitenit të tyre, i cili në moshën 40-vjeçare do të udhëheqë kombin e tij në Kupën e Botës 2026 në Amerikën e Veriut./Sport Ekspres/