Zyrtare/ “Tigri” shkon në Barcelonë, katalanasit paguajnë 40 milionë euro për një 18-vjeçar

Zyrtare/ “Tigri” shkon në Barcelonë, katalanasit paguajnë 40 milionë euro për një 18-vjeçar

Barcelona ka zyrtarizuar sot lojtarin më të ri të skuadrës. Vitor Roque ka firmosur për katalanasit dhe do të jetë futbollist i tyre për 7 vitet dhe 6 muajt e ardhshëm. Klubi i njohur i La Ligas ka shpenzuar plot 40 milionë euro për 18-vjeçarin brazilian.

Roque ishte pjesë e Athletico Paranaenses dhe njihet nga të gjithë me nofkën “tigri”. Lojtari shihet si një nga talentet më të mëdha në Brazil, por nga sot nis rrugëtimin e tij të vërtetë në futboll./Halit Delibashi-Sport Ekspres/