VIDEO/ Rei Manaj nuk ndalet me gola në Ligën e Parë të Turqisë, e kishte si lojë fëmijësh

Rei Manaj nuk po ndalet me golat e realizuara në Turqi. Sulmuesi shqiptar ka arritur të shënojë në përballjen kundër Sariyer. Një ndeshje e mbyllur në shifrat 1-1, teksa Manaj shënoi në minutën e 30.

Një gol i lehtë për Manajn që e kishte si lojë fëmijësh, me një portë që ishte thuajse e boshatisur. Ky ishte goli i 9 për Manajn në këtë sezon në Ligën e Parë të Turqisë, duke treguar se në këtë kategori mund të shënojë lehtësisht. /Sport Ekspres/