Partizani ka arritur që të fitojë në përballjen kundër Kukësit, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë që u zhvillua në Kukës Arena. Goli i vetëm i takimit është realizuar nga ana e Taipit. Ky i fundit nuk e kishte të vështirë që të shënonte, teksa pas futjes së bukur në krahë të Carës, Taipi do të dilte me portën e boshatisur.
Topi do të shtyhej drejt rrjetë me portën e boshatisur dhe kështu të kuqtë morën një fitore me shumë vlera. Kjo ngre moralin e ekipit të drejtuar nga Orges Shehit, që me derbin e fituar dhe këtë përballje kundër Kukësit në Kupë, lë pas një periudhë jo të mirë rezultatesh. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/