VIDEO/ Pasimi i përsosur i Qazim Laçit, mesfushori i Kombëtares jep asist në Europa League

VIDEO/ Pasimi i përsosur i Qazim Laçit, mesfushori i Kombëtares jep asist në Europa League

Sparta e Pragës e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 3-0. Çekët janë duke dominuar Arisin e Limasolit në Europa League dhe me këtë rezultat sigurojnë biletën për në fazën pasardhëse. Protagonist në këtë përballje është edhe Qazim Laçi.

Mesfushori shqiptar ka dhënë asistin në golin e tretë të takimit. Lojtari i Kombëtares kuqezi dha një pasim të përsosur në minutën e parë shtesë të pjesës së parë për Birmançeviçin. Ky i fundit u gjet në zonë përballë portierit dhe nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/