Chelsea ka zhvilluar një tjetër miqësore, këtë herë të fituar në shifrat 3-0 ndaj Club America. Armando Broja është aktivizuar në minutën e 63 të takimit, duke marrë vendin e Guiu, që realizoi sërish për Chelsea.
Ndërkohë Broja la pas një dëmtim të lehtë në kavilje, që e la jashtë në miqësoren e Chelsea ndaj Celtic. Dukej qartë impenjimi i lartë i sulmuesit shqiptar që kërkon të bind trajnerin për të qëndruar në ekip.
Disa raste ka pasur Broja, teksa në një prej tyre, ishte portieri që i mohoi golin. Më pas është shpërdoruar një rast i pastër përpara gardianit të Club America, me topin që nuk kishte konkretizimin e duhur. Megjithatë performanca e Armandos këtë herë ishte mjaft pozitive dhe i dha shenjat e duhura Maresca-s. /Sport Ekspres/