VIDEO/ PSG-në nuk e ndal as Barcelona, parisienët rrëmbejnë fitoren në minutën e 90

PSG-ja është larguar me fitore nga Barcelona. Klubin francez nuk arritën ta ndalnin as katalanasit, teksa ndeshja përfundoi me shifrat 1-2 në favor të parisienëve. Barça kaloi e para në epërsi në minutën e 19, kur Ferran Torresi e ndali topin në rrjetë.

Parisienët kthyen sërish baraspeshën. Majulu shënoi gol në minutën e 38, duke lënë në fuqi barazimin. Ndërkohë ekipit të Luis Enrikes iu desh të priste deri në minutën e 90. Pikërisht në këtë minutë, Gonçalo Ramosi i dha fitoren PSG-së, duke siguruar 3 pikët në Ligën e Kampionëve./Sport Ekspres/