Një moment i tensionuar është parë në fund të pjesës së parë të ndeshjes ndërmjet Interit dhe Barcelonës, e cila përfundoi në favor të zikaltërve që arritën në finalen e Champions League.
Pas golit për 2-0, të cilin Hakan Calhanoglu e shënoi nga penalltia, ka pasur një konflikt mes lojtarëve të dy skuadrave. Gjithçka nisi me një duel mes Francesco Acerbi dhe Inigo Martinez.
Dy lojtarët u përshëndetën me njëri-tjetrin para penalltisë së Hakan Calhanoglu, me Francesco Acerbi që thuhet se festoi me ekzagjerim para Inigo Martinez pasi shoku i tij i skuadrës shënoi.
Më pas mbrojtësi e ka pështyrë Acerbin dhe kjo shihet në videot në rrjetet sociale. Në fund të ndeshjes, Martinez u zëvendësua për të mos marrë karton të kuq, pasi ishte dukshëm nervoz dhe e kishte një karton të verdhë. /Sport Ekspres/
Está fue la revisión de VAR de posible tarjeta roja!!!
Acerbi le celebra en la cara a Iñigo Martínez y este a modo de respuesta le escupe!!
El VAR lo reviso pero decidieron no sancionar a nadie.
pic.twitter.com/fNd6qYcMQH— Ju@n? (@juanborrego98) May 6, 2025