VIDEO/ Reali është shumë i fortë për ekipin e Kumbullës, madrilënët i shënojnë 4 gola Espanjolit

Reali i Madridit ka marrë një fitore të thellë mbrëmjen e stome. “Los blancos” ishin shumë të fortë për Espanjolin, teksa kanë fituar me shifrat 4-1. Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 54-t. Ishte një autogol i Kurtuasë ai që i dha epërsinë e përkohshme bardhebluve. Një avantazh që zgjati vetëm 5 minuta.

Dani Karvahali barazoi fillimisht rezultatin, ndërsa më pas ishte Rodrigo ai që përmbysi shifrat në minutën e 75. Vetëm tre minuta më vonë ishte radha e Viniciusit për të ndalur topin në rrjetë. Ndërkohë, festa nuk mungoi as për Kilian Mbapenë. Sulmuesi francez shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 88 të takimit, duke vulosur shifrat përfundimtare në 4-1. Titullar në këtë sfidë ishte edhe Marash Kumbulla, i cili pati mundësinë të luante përballë një prej klubeve më të lavdishëm të globit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/