VIDEO/ Ronaldo shkëlqen me dy gola spektakolarë, 39-vjeçari arrin shifrën e 130 golave me fanellën e Portugalisë

Portugalia ka fituar me rezultatin 3-0 miqësoren e sotme kundër Irlandës. Protagonist në këtë ndeshje ishte edhe Kristiano Ronaldo. Sulmuesi portugez mbërriti sot shifrën e 130 golave me fanellën e Kombëtareve.

Lojtari 39-vjeçar shkundi dy herë rrjetën e Irlandës me dy gola spektakolar. Të parin e shënoi në minutën e 50, kur me të majtën e tij e ndali topin në trekëndësh. Ndërkohë 11 minuta më vonë ishte po ai që e dërgoi topin prapa shpinës së portierit të Irlandës. Ronaldo po jep sinjale pozitive përpara fillimit të EURO 2024, i cili me shumë mundësi do të jetë i fundit në karrierën e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Portugal [2] – 0 Ireland – Cristiano Ronaldo 50′
byu/CivillyWalk757 insoccer