Serbia ka mposhtur për herë të parë në histori Zvicrën. Ndeshja e luajtur në Leskovac ka përfunduar me shifrat 2-0 në favor të vendasve. Takimi u zhbllokua në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Elfedi e dërgoi topin në portën e tij, duke i dhënë epërsinë serbëve. Ndërkohë në minutën e 61-të ishte Mitroviçi ai që dyfishoi rezultatin.
Zviceranët ishin të pafatë këtë mbrëmje. Një pasim i Xhakës për Ndojen në zonën kundërshtare solli një 11 metërsh për helvetët. Por Embolo humbi duelin me portierin serb nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërkohë, në minutat e fundit të lojës, Elfedi i shkoi fare pranë golit, teksa topi i goditur prej tij u ndal në traun e portës. Ndeshja e kthimit do të luhet në Zvicër më 15 nëntor./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Serbia took the lead through a Nico Elvedi own-goal!
?? @CenterOfGoalspic.twitter.com/39V9bRGzl3— Football Report (@FootballReprt) October 12, 2024