Argjentina e përfundoi fazën e grupeve me pikë të plota. Amerikano-jugorët mposhtën me shifrat 1-3 Jordaninë në sfidën e fundit të grupit J. Goli i parë për kampionët e botës në fuqi u shënua nga Lo Çelso, i cili mposhti portierin kundërshtar nga goditja e dënimit.
Një meritë të madhe në këtë gol ka edhe Emiljano Marinezi. Portieri i Argjentinës ka dhënë një “asist” pa e prekur aspak topin. Në momentin kur ekipet po përgatiteshin për gjuajtjen e goditjes së dënimit, gardiani i Aston Vilës ndërhyn për të ndihmuar ekipin e tij.
Prej zonës së tij ai udhëzon shokët e skuadrës si të pozicionohen përpara portierit të Jordanisë në mënyrë që të bllokonin pamjen e tij. Udhëzimet e tij rezultuan të sakta, pasi portieri jordanez përfundoi në krahun e kundërt të topit, duke pësuar kështu gol./Sport Ekspres/