VIDEO/ Simeone jep spektakël në konferencë për shtyp: Hajde, hajde! Të ngrejë dorën kush e pa Alvarez që goditi topin dy herë, ngrini dorën…

Atletiko Madrid dhe Real Madrid e kanë mbyllur takimin e tyre me shumë emocione në fund, teksa nga ruleta ruse, ishin madrilenët që kaluan më tutje. Por pas përfundimit të takimit, në shenjestër është arbitri Szmon Marciniak. Ky i fundit ka vendosur që të përsëritej penalltia e Alvarez, që pasi e dërgoi topin në rrjetën herën e parë, duhej ta përsëriste penalltinë dhe atje e humbi.

Si fillim, nga pamjet e para me ngadalësim shihet se Alvarez nuk e ka prekur topin me të dyja këmbët, si pretendohet nga arbitri. Pavarësisht se pamjet nuk janë shumë të qarta, duket se pasi e godet topin Alvarez, këmba e tij shkon plotësisht në vijë ku qëndron topi.

Për këtë arsye, menjëherë pas përfundimit të takimit, Simeone ka dhuruar spektakël në konferencën për shtyp duke shfaqur hapur pakënaqësinë ndaj arbitrit. “Të ngrejë dorën kush e pa Alvarez që goditi topin dy herë penalltia, të ngrejë dorën. Hajde, hajde, ngrini dorën tani. Nuk ka asnjëri? Nuk e paska parë askush atëherë”, tha Simeone drejtuar gazetarëve. Gjithashtu Simeone shtoi: “Nuk kam parë asnjëherë VAR që të ndërhyjë për penalltinë”. /Sport Ekspres/