Liverpool-Manchester City nuk i ka zhgënjyer aspak pritshmëritë e tifozëve. Spektakli në fushën e lojës nuk mungoi, duke dhuruar emocione të forta për të gjithë dashamirësit e futbollit. “Qytetarët” gjetën të parët rrugën e rrjetës në këtë sfidë. Ishte Stones ai që në minutën e 23-të zhbllokoi rezultatin e takimit.
Pjesa e parë e lojës përfundoi me epërsinë e City-t, ndërsa e dyta nisi me një gol për Liverpol-in. Ishtë një ndërhyrje e gabuar e portierit në minutën e 49 ajo që solli një penallti për Liverpool-in. McAllister-i mori përsipër të gjuante topin nga pika e bardhë e 11 metrave, nga ku u tregua i saktë për ta çuar sferën në rrjetë. Loja mori një tjetër hov pas golit të shënuar, por pa munduar të shtohen shifrat në tabelën e rezultatit.
Valsi i fundit mes Guardiolës dhe Klopp-it, i cili ka njoftuar largimin nga stoli i Liverpool-it në fund të sezonit, përfundon në baraspeshë 1-1. Një barazim që ka zbritur nga froni të kuqtë. Tashmë kreu i renditjes i takon Arsenalit, megjithëse ky i fundit udhëheq me pikë të barabarta me Liverpool-in./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Penalty pour Liverpool !#LIVMCI pic.twitter.com/wHcfKj44DQ
— PLBELGIQUE?? (@BelgesPL) March 10, 2024