Një surprizë e madhe ka ndodhur në Kampionatin Botëror 2026, ku Gjermania është eliminuar nga Paraguai. Ndeshja, e cila u zhvillua në “Gillette Stadium” në Foxborough, përfundoi me barazimin 1-1 pas kohës së rregullt dhe shtesave. Pavarësisht statusit të tyre si favoritë në letër, gjermanët nuk arritën të gjenin rrugën e fitores përballë një Paraguai mjaft të disiplinuar dhe luftarak. Pas një përballjeje intensive dhe mjaft taktike, fati i kualifikimit u vendos nga pika e bardhë e penalltive.
Në gjuajtjet vendimtare, skuadra e Paraguait u tregua më e saktë, duke triumfuar me rezultatin 4-3 dhe duke siguruar një kualifikim historik për në fazën tjetër të turneut. Për Gjermaninë, ky eliminim shënon një zhgënjim të madh, duke i dhënë fund ëndrrës së tyre për trofeun në këtë edicion të Botërorit. Paraguai tani vazhdon rrugëtimin, duke dëshmuar se është një “kockë e fortë” për çdo kundërshtar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/