VIDEO/ Të gjithë duke parë telefonin dhe tifozët pushtojnë fushën, Anis Mehmeti pranë Premier League 

Futbolli anglez është më i bukuri në botë, në të gjitha divizionet e tij. Në Championship është luajtur sot java e fundit dhe ka pasur emocione të mëdha. Shkaku se përse ky kampionat quhet më i bukuri në botë, edhe Championship, është e gjitha për shkak se të gjitha ekipet luftojnë deri në fund, edhe ato që janë jashtë objektivave. 

Por vëmendja e shqiptarëve është te Bristol City, atje ku ndodhet edhe Anis Mehmeti. Sulmuesi shqiptar ka shënuar plot 12 gola në këtë sezon, por në ndeshjet e fundit nuk ka qenë në formë dhe e ka nisur nga stoli. Ashtu ndodhi edhe sot në ndeshjen Bristol City-Preston, teksa Anis Mehmeti hyri në minutën e 57, atëherë kur ndeshja ishte 0-2 në favorin e Preston. Në fund Bristol City arriti të barazonte në 2-2, ndërsa edhe Mehmeti shkëlqeu në momentin e aktivizimit.  

Por çfarë ndodhi sot me Bristol City? Kjo skuadër luante biletën e fundit që të dërgon në Play Off të Premier League, teksa ndodhej në vendin e 6. Dy vendet e para shkojnë direkt në Premier League, ndërsa nga vendi i 3 deri në vendin e 6 duhet të bëjnë përballjet direkte për të përcaktuar edhe ekipin e fundit që shkojnë në Premier League. 

Para ndeshjes së sotme, e fundit për këtë sezon, Bristol City ndodhej në vendin e 6 dhe në vendin e 7 vinte Blackburni me 2 pikë më pak. Kështu Bristol ndieu rrezikun e madh pasi e pa veten në disavantazh, ndërsa Blackburni po luante në transfertë ndaj Sheffield Utd. Por pavarësisht barazimit të rezultatit, Bristol City do ta kishte humbur vendin e Play Off nëse Blackburni do të bënte punën e tij ndaj Sheffield për të fituar, ndaj një Sheffield që e luante javën e fundit pa objektiva. 

Megjithatë Sheffieldi barazoi 1-1 me Blackburni dhe pavarësisht se nuk luftonte për asgjë në këtë javë të fundit, e dominoi Blackburnin me rastet e krijuara dhe me goditjet në portë. Kështu një skenë emocionuese u krijua në stadium me ndeshjen Bristol City-Preston. Kur rezultati ishte 2-2 dhe ishin minutat e fundit, tifozët e të dy ekipeve ishin me telefonat në dorë. Te Bristol City për të parë rezultatin e Blackburnit sesi do të mbyllej dhe në krahun tjetër, te Preston, për të parë rezultatet e ekipeve të tjera sesi do të shkonin për të mbijetuar. Në fund të dyja e arritën misionin e tyre, edhe Bristoli shkoi në Play Off, edhe Prestoni shpëtoi. 

Tension i madh ka qenë edhe te lojtarët në fushë teksa pas ndeshjes, Anis Mehmeti me shokët e ekipit kanë hapur telefonin për të parë aksionet e fundit në ndeshjen e Blackburnit. Pasi ndeshja atje u mbyll 1-1, ka shpërthyer festa e madhe edhe në tribuna, me tifozët që çanë rrethimin dhe hyn menjëherë në fushë për të festuar me gjithë lojtarët për këtë arritje të madhe. Tani ekipi i Anis Mehmetit duhet të kalojë dy kundërshtarë për të fituar në fund një vend në elitën e futbollit anglez në sezonin e ardhshëm. /Sport Ekspres/